Beqaj largon ujin që i ka vendosur Kuvendi në tavolinë dhe nxjerr shishe uji të vetat, për veten dhe avokatin mbrojtës. Komisioni hetimor për sterilizimin është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Beqaj kërkoi ti jepej mundësia për të bërë deklaratën me power point, kërkesë kjo që u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi.