Qytetarët, institucionet dhe bizneset janë ankuar në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë kryesisht për Prokurorinë e Posaçme. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kryeinspektori, Artur Metani tha se përgjatë vitit të kaluar ndaj vendimeve dhe veprimeve të SPAK-ut ka pasur 81 ankesa, nga të cilat ILD ka trajtuar 54 prej tyre.