Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj prokurorit të Sarandës Klodian Llaho. Ndaj magjistratit është caktuar masa disiplinore vërejtje publike. Ndërsa ILD kërkoi uljen e përkohshme të pagës në masën 40 % për një afat prej një viti. KLP bën me dije se hetimi disiplinor ndaj prokurorit Llaho ka nisur pas një ankese të një qytetareje, e cila ka paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, pretendimin se prokurori ka zvarritur hetimin e një procedimi penal.