Top News – Ilaçi që kuroi Trump/ Rritet kërkesa për regeneron…
09/10/2020 12:43

Doktorët po raportojnë një rritje të kërkesave të pacientëve për koktejlin eksperimental anti covid pasi Donald Trump e quajti ilaçin e Regeneron Pharmaceuticals “një bekim nga zoti” që është një kurë për virusin. Dy mjekë të përfshirë në testimin e ilaçit thanë për Reuters se më shumë pacientë po kërkojnë të marrin pjesë në testimin e tij edhe pse ekspertët e mjekësisë kanë tërhequr vëmendjen se regn-cov2 është ende në fazën e tij testuese dhe nuk është konfirmuar se mund të ndihmojë në trajtimin e covid 19. Të mërkurën, pak orë pasi Trump e ngriti në qiell ilaçin duke e quajtur kurë për virusin, regeneron njoftoi se do të paraqesë një aplikacion pranë administratës për ushqimet dhe ilaçet për autorizimin e përdorimit emergjent të ilaçit që është një koktejl mes dy antitrupave që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë virusin. Aksionet e regeneron dhe një kompanie tjetër që po kryen testime për trajtimin me anti-trupa, shkuan në qiell të enjten pas ndërhyrjes së Trump. Edhe pse Trump tha se qindra e mijëra doza ishin gati për përdorim, Regeneron thotë se ai ka në fakt doza për 50 mijë pacientë dhe mund të sigurojë doza të mjaftueshme për 300 mijë pacientë të tjerë muajt e ardhshëm.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58