Fadromat e IKMT-së kanë mbërritur në Dhërmi për prishjen e një hoteli, i cili është në shkelje të lejes së ndërtimit. Pronari i objektit që do të shembet është Fjorentin Beli, i cili është shfaqur si përkrahës i Fredi Belerit gjatë fushatës elektorale, njëherësh edhe numërues në zgjedhje. Fjorentin Beli ka qënë gjithashtu shoqërues i Vasil Bollanos.