Deri në fund të vitit 2024, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte grumbulluar një borxh prej 11 milionë eurosh. Shifra del në një raport auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që thotë se gati gjysma e e borxhit të IKMT është shkaktuar nga prishja e ndërtimeve në mënyrë të paligjshme, ose duke mos respektuar procedurat ligjore. 4.7 milionë euro të tjera janë detyrime përmbarimore, ndërsa 1.8 milionë euro janë shpenzime gjyqësore.