Shefi i shërbimit të reanimacionit në QSUT, që mbeti pa energji elektrike për 90 minuta mbrëmjen e së hënës tha se avaria elektrike nuk cenoi punën e repartit dhe se asnjëri prej pacientëve nuk rrezikoi jetën. Krenar Lilaj tha se u bë zhvendosja e 9 pacientëve me nevojë për asistencë respiratorë pasi pavarësisht se këto pajisje funksionojnë me energji back up, nuk kishte dijeni se kur mund të rikthehej energjia elektrike.