Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur padi në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar shfuqizimin e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ për Shërbimet Shëndetësore. Padia kundërshton detyrimin për pagesën prej 3 euro për çdo ditë qëndrimi në spital për personin shoqërues të pacientit mbi moshën 15 vjeç.