Trupi i pajetë i një shqiptari nga Kosova është gjetur brenda një makine të djegur në Rodegna, në fshatin Këln të Italisë nga forcat e Policisë. Viktima është gjetur i djegur mëngjesin e së hënës në bagazhin e një automjeti ‘Range Rover’, por mendohet të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar me makinë, të cilës i është vënë flaka për të humbur gjurmët.