Skerdilajd Xhindi është njëri nga dy autorët, të cilët kanë dhunuar të dielën avokatin Kujtim Cakrani. Identiteti I tij është bërë I njohur nga gazetarja Anila Hoxha teksa ka qenë e ftuar në ‘Breaking me Fiori Bardhën’ në Top Neës. Avokati i njohur, Kujtim Cakrani u dhunua në ambjentet e një karburanti në qytetin e Vlorës, rreth orës 13 e 30 minuta të kësaj të diele. Mbrojtësi ligjor i Ilir Metës u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, pasi mori një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës.