Kandidati që garon përball ish-kryeministrit Sali Berisha, për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, ka anuluar konferencën e lajmëruar për shtyp, e cila do të mbahej lidhur me dy kërkesat e tij drejtuar Komisiont të Rithemelimit dhe ati të Operacioneve Elektorale në PD. Anulimi i konferencës është bërë pasi nuk ishte paraqitur asnjë gazetar pranë selisë së PD, teksa u shpreh se nuk është manekin.