Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Triple”. Zbardhet brenda 24 orëve, ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Vlorë, ku u dogjën qëllimisht 3 automjete. Hetimet e thelluara çuan në identifikimin dhe arrestimin në flagrance të 2 prej autorëve të dyshuar, njëri prej tyre porositësi dhe tjetri zjarrvënësi.