Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është vënë në pranga këtë të shtunë. Në pranga ka rënë shtetasi, Ardian Sufaj i cili rezulton në kërkim për trafikimin e 100 kilogram kokaine. Po ashtu bëhet me dije se i riu ishte në kërkim dhe për veprën penale ‘Pengmarrja’.