Drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shikos, i kanë djegur makinën gjatë mbrëmjes së dielës rreth orës 22:15 . Sipas policisë, automjeti tip “Volksëagen” u përfshi nga flakët ndërsa ishte e parkuar në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Në lidhje me ngjarjen, janë shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar .