Pesë ditë pasi u shpall në kërkim nga policia, për shkak se kërcënoi në bashkëpunim me një shtetas tjetër një pronar mobilerie, ka rënë në prangat e policisë Artemis Kurti. Ky i fundit u arrestua, pasi disa ditë më parë kanosi pronarin për t’i dhënë 4 mijë euro. Bashkëpunëtori i tij u arrestua ditën e ngjarjes, pasi u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave.