Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar këtë të hënë viktimat e Masakrës së Reçakut, në ceremoninë perkujtimore me rastin e 25-vjetorit të saj. Ai ka falënderuar ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për të cilin shprehet se i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në Reçak asokohe.