Prokuroria e Tiranës ka zbutur qëndrimin ndaj Ermal Mucollit, i cili sulmoi efektvin e policisë, Zeqir Musaj pas caktimit të gjobës së radhës për parkim të gabuar të automjetit. Kamerat e sigurisë regjistruan momentin e konfliktit, nga ku efektivi i policisë, Zeqir Musaj rezultoi me gjymtyrë të thyera. Edhe pse referimi fillestar u krye për plagosje të rëndë me dashje, organi i akuzës ka zbutur qëndrimin ndaj autorit, duke e konsideruar rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta që i ishin vendosur qytetarit.