Pasi erdhi në pushtet, Albin Kurti u zhvesh nga disa kostume politike, përfshirë edhe atë të anti-amerikanit. Megjithatë, kjo duket se nuk ka qënë e mjaftueshme për ta patur ndërkombëtarët dhe mbi të gjitha Amerikën në anën e tij të betejës, për mbrojtjen e interesave të Koosvës. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë jetike për Republikën e Kosovës dhe Albin Kurti duket të ishte i pari lider që erdhi në pushtet, pa bekimin e Shtëpisë së Bardhë. Me luftën në Ukrainë dhe tensionet e vazhdueshme në Veri, për shumë qytetarë në Kosovë roli i Amerikës për sigurinë e vendit është bërë më i dukshëm se kurrë.