Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Elbasan në kuadër të mëgaoperacionit policior ndërkombëtar I koduar “Tempulli”. Si rezultat i këtij mëgaoperacioni, në lagjen "28 nëntori", është lokalizuar, kapur dhe ndaluar 26-vjeçari Erijon Kullolli, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.