Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë të premten se Koreja e Jugut është shtet i huaj armiqësor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Ajo publikoi fotografi të Kimit me ushtarë të rangut të lartë duke e analizuar një hartë të quajtur “Seul” në një post komandues. Kimi diskutoi për përdorimin e “forcës së ofensive” kundër Jugut si hakmarrje për çdo lëvizje që cenon sovranitetin e Koresë së Veriut, sipas artikullit në KCNA, në të cilin nuk pati shpjegim se çfarë force mund të përdoret. Një ditë më herët, Koreja e Veriut konfirmoi se Kushtetuta e saj e ndryshuar rishtazi e përcakton Korenë e Jugut si “vend armik” për herë të parë.