Pas shkarkimit të drejtorëve dhe shefit të komisariatit të Shkodrës për rastin e lejimit të ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, policia e shtetit ka ndërmarrë disa ndryshime që prekin strukturat drejtuese të saj në Tiranë, Kukës dhe Shkodër. Ndërkohë, në komisariatin nr.5 që kap zonën e Kamzës është emëruar shef Idriz Daulle, që deri më tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të rendit në policinë e Tiranës. Kryeministri Edi Rama solli si shembull pisllëku dhe korrupsioni historik Kadastrën e Vlorës. Drejtimi i këtij institucioni ka qenë problematik për shkak të dorëheqjeve, ndërsa Kryeministri shpreson që të gjendet qetësi në drejtimin e Kadastrës së Vlorës me emërimin e ish kreut të PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj si drejtor.