Ervin Hoxha drejtori i IKMT është emri I cili do të zëvendësojë Taulant Ballën në postin e Ministrit të Brendshëm, post të cilin e mbante prej 14 korrikut të një viti më parë. Ervin Hoxha ka kryer Akademinë e Lartë të Sigurisë (Offizier Schule des Herres) në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.