SPAK ka kërkuar 2 vite e 8 muaj burg për Lenard Palushin, ish-shefin e hetimit në Policinë e Elbasanit, pasi akuzohet për korrupsion. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaccme, ai dyshohet se ka përfituar një automjet tip “Benz” nga shtetasi Erjon Alibej, i cili akuzohet si organizator i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.