Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka hedhur poshtë deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha ku akuzonte se 31-vjeçari Gerti Shehu, i cili e goditi me grusht ishte agjent i Policisë së Shtetit. Rrumbullaku tha se Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe nuk është përdorur as si i infiltruar. Drejtori i Policisë theksoi gjithashtu se dokumenti që tregon se Gerti Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor, mediave ju është vënë në dispozicion nga vetë familjarët.