Efektivi i policisë që plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta ka dalë para gjykatës këtë të premte për t’u njohur me masën e sigurisë. Autori e kreu sulmin pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte me viktimën. Ai u vetëdorëzua të mërkurën. Në dëshminë e parë ai tha se krimin e ka kryer në gjendje të rënduar psikologjike pasi kishte zbuluar tradhtinë e bashkëshortes dhe se nuk kishte qëllim vrasjen e 45-vjeçarit.