Ky ishte momenti kur i riu David Dani, ka hyrë me forcë në sallën ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës duke e ndërprerë atë. Pas ndërhyrjes së policisë, ai është shoqëruar jashtë sallës. I riu është shprehur para kamerave se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken. Ai pretendon se nuk ka marrë dëmshperblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projketit që lidh Transballkaniken me Portin.