Një grua humbi jetën pasi një bombë i shpërtheu në duar në orët e para të mëngjesit në Selanik. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë nga disa biznese të zonës, 38-vjeçarja mbante një pajisje shpërthyese në një çantë dhe dyshohet se po planifikonte ta vendoste pranë një bankomati. Top Channel raporton se pasi e la çantën pranë ndërtesës së bankës, ajo u largua disa metra, por u kthye dy herë për të kontrolluar pse bomba nuk po shpërthente. Gjatë përpjekjes së dytë për ta aktivizuar pajisjen, ndodhi shpërthimi që rezultoi fatal për të.