Henrik Hoxhaj, fillimisht bashkëpunëtor drejtësie, por që iu hoq ky status nga ana e prokurorisë së posaçme pasi u provua se kishte gënjyer në rrëfimet e dhëna për dosjen ‘Plumbi i Artë’, dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme. Ai rrëfeu se me Nuredin Dumanin ishte njohur në vitin 2020, në ditëlindjen e Festim Qolit. Aty, sipas Hoxhajt, kanë shkëmbyer numrat dhe pak kohë më vonë Nuredin Dumani e ka rekrutuar kundrejt pagesës për vrasjen e Dorian Shkozës në 2 mars 2020.