Gjykata Speciale ka marrë të pandehur ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Pas hetimeve të SPAK rezulton se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. Gjykata Speciale pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime. Çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tu hedhur në short. Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi.