Mëngjesin e kësaj të shtunë është gjetur një trup i pajetë në Zvërnec, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”. Policia e Vlorës ka njoftuar se viktima është mashkull, rreth 70 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Nga informacionet paraprake dyshohet se personi i pajetë ishte endacak dhe se mendohet të jetë mbytur aksidentalisht në ujë.