Top News – I ofron 100 miliardë dollarë Trumpit / Ukraina, marrëveshje armësh për garanci sigurie
19/08/2025 16:10

Ukraina do të premtojë të blejë armë amerikane me vlerë 100 miliardë dollarë të financuara nga Evropa në mënyrë që të marrë garanci sigurie nga SHBA-ja në rast të një marrëveshjeje paqeje, sipas një raporti. Sipas propozimit të parë nga Financial Times, Uashingtoni dhe Kievi do të nënshkruajnë gjithashtu një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për të prodhuar dronë me kompanitë ukrainase. Gjatë takimit të tij në Zyrën Ovale me Volodymyr Zelensky të hënën, Donald Trump më në fund pranoi mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën kur të mbarojë lufta. Ai premtoi “mbrojtje dhe siguri shumë të mirë”, megjithëse shkalla e ndihmës amerikane është ende e paqartë. I pyetur për ndihmën e mëtejshme ushtarake amerikane për Kievin, Trump tha: “Ne nuk po japim asgjë. Ne po shesim armë.” Marrëveshja prej 100 miliardë dollarësh mendohet të jetë pjesë e përpjekjeve të Kievit për të joshur Trumpin pasi ai u afrua më shumë me qëndrimin e Vladimir Putin pas samitit të Alaskës javën e kaluar. Nuk është e qartë se cilat armë mund të jenë pjesë e marrëveshjes së raportuar, por Ukraina ka sinjalizuar vazhdimisht planet e saj për të blerë 10 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në SHBA për të mbrojtur qytetet e saj dhe infrastrukturën tjetër kritike. Kjo vjen ndërsa Emanuel Macron dhe Keir Starmer po bashkëkryesojnë një takim të koalicionit të të vullnetshmëve për të informuar aleatët mbi hapat e ardhshëm për garancitë e sigurisë për Ukrainën pas bisedimeve me Trumpin në Uashington.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16