Temperaturat e larta të të nxehtit afrikan po sjellin një kosto të madhe për kurorat e pishave dhe pemëve në vend. Këtë të premte janë krijuar dy vatra zjarri për të cilat dyshohet se e kanë pikënisjen tek temperaturat ekstreme qe po njeh situata meterologjike në vend. Në fshatin Shemri në Kurbin, sipërfaqe të tëra pyjore janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe punonjësit e “operatorit të sistemit të transmetimit” , të cilët janë përpjekur të izolojnë vatrën e zjarrit në mënyrë që të mos ketë përhapje të mëtejshme, e cila mund të vendosë në rrezik edhe linjën 400 KË që ndodhet në zonë.