Stina e verës është periudha më delikate për fëmijët, pasi ata janë të predispozur për t’u prekur nga virozat. Temperaturat e larta kanë bërë që çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit të paraqiten shumë fëmijë të sëmurë për të marrë ndihmë mjekësore. Mjekët thonë se çdo ditë rreth 100 fëmijë vijnë për t’u vizituar në spital, ndërsa rastet e shtrimit janë të pakta.