Pas mbërritjes së valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka rekomanduar masa për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik. Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave.