Nje 83-vjeçar ka qëlluar me çifte në drejtim të tre të rinjve në lagjen “Rus” ne qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës. Fatmirësisht kanë shpëtuar pa u lënduar 3 të rinj që dyshohet se ishin objektiv i të shtënave. Ndërkohë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke izoluar zonën.