Një apartament në katin e parë të një pallati pesë katësh u përfshi nga flakët në Bulqizë. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Si pasojë mbeti I lënduar një I moshuar I cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë. Ishin komshinjtë ata që konstatuan tymin të dilte nga dritarja dhe që njoftuan menjëherë policinë dhe zjarrfikësen.