Një pushues ka pësuar kriza zemre dhe pas kontrollit në spitalin e Pogradecit transportohet me helikopter drejt Tiranës. Bëhet fjalë për një 74 vjeçar me incialet P. Ç, i cili ka shkuar vetë në spitalin e Pogradecit, por mjekët duke parë gjendjen e rënduar i kanë rekomanduar transferimin në Tiranë për të marrë mjekim me të specializuar. Ai është transferuar me helikopter.