Ky është momenti kur një 83-vjeçar shpëtohet nga policia pasi u hodh në ujërat e lumit Drin. Siguria dhe ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë së Shkodrës bëri të mundur që ai të mos mbytet. Siç shihet nga kjo video e siguruar nga Top Channel, I moshuari u konstatua poshtë urës së Bahçallëkut.