GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Nikolin Topallit, i cili kundërshton izolimin në 41 biss. Topalli ka kërkuar largimin nga ky regjim, ndërkohë që kërkesa e tij nuk është pranuar. Ky i fundit po vuan dënimin përjetë pasi në vitin në 2001 për motive pronësie ka vrarë një person dhe ka plagosur vëllain e viktimës.