Tragjedia e mëngjesit të sotëm në familjen Islamaj në fshatin Shalës në Konispol nuk është e vetmja në këtë familje. Autori i vrasjes Huso Islamaj njihej nga të afërmit dhe banorët e lagjes si një njëri problematik dhe i dhunshëm. Ndërsa ajo që mësohet për familjen e tij është Akoma më e rëndë. Babai i tij është i dyshuar për tre vrasje të bashkëhsorteve të tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë.