Shqiptari Leonard Kurti i akuzuar për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij Shpëtim Bajrami gjatë një sherri jashtë një karburanti në Selanik, u dënua me 13 vjet burg nga Gjykata e Selanikut. Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.