Një 38 vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi rezulton se ka përvetësuar 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit. Bëhet me dije se ky shtetas ka përvetësuar këtë shumë të madhe nga një 26-vjeçar, me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.