3 autorët e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Fier, Altin Kuka dhe dy djemtë e tij Emaurisio dhe Ervis Kuka janë lënë në masën e sigurisë ‘Arrest me burg pa afat’ nga Gjykata e Fierit. E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Tomorr Zykën, i cili akuzohet se strehoi të rinjtë pas vrasjes së Ladimir dhe Gramoz Kurtaj. Prokuroria ka ngritur akuzën e "vrasjes në bashkëpunim" dhe "vrasjes në rrethana cilësuese" për babanë dhe dy djemtë, ndërsa për Tomorr Zykën, akuza është "përkrahje e autorit të krimit".