Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku veç platformës dhe seancës së pyetje-përgjigjeve, ajo që ra në sy është edhe veprimi i tij kur ulet përballë anëtarëve të Këshillit, duke nxjerrë nga çanta një gotë plastike që e mbante me vete.