Interpol Tirana ka finalizuar operacionin ‘Para drejtësisë’, duke ekstraduar nga Gjeorgjia në Shqipëri shtetasin turk Yalcin Hanci i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 50-vjeçari akuzohet nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf.