Për 75 minuta, Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mori në pyetje deputetin e Partisë Socialiste Tërmet Peçi njëherazi ish kryebashkiak i Tepelenës. Peçi kaloi pragun e SPAK rreth orës 10.00 të mëngjesit, i pashoqëruar nga një mbrojtës ligjorë, çka do të thotë që ai dha sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni mbi një hetim që po kryen organi i akuzës. Pasi doli nga SPAK, deputeti socialist u tregua i rezervuar në dhënien e informacionit sa i përket thirrjes së tij në këtë institucion.