53-vjeçari Josoue Ngankam, nga Kameruni është arrestuar nga policia në Rinas, pasi tentoi të fuste në Shqipëri kartëmonedha false. Policia bën me dije se atij I janë sekuestruar 1 mln e 75 mijë euro, kartëmonedha false. Efektivët e policisë në Rinas u informuan se një person po tentonte të fuste kartëmonedha false në Shqipëri, menjëherë zhvilluan një kontroll të imtësishëm udhëtarëve.