Një 34-vjeçar është gjetur I pajetë nga familjarët e tij në një kanal në fshatin Hasan mëngjesin e së premtes në Fushë-Krujë. Policia bën me dije se Indrit Ndoj është gjetur pa shenja jete rreth orës 8 të mëngjesit në lagjen ‘Bakishe Visha’ në një rrugë dytësore. Nga kqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.