Gjuha denigruese dhe e urrejtjes në rrjetet sociale ka çuar drejt vetëvrasjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një fshatin Vadardhë të Sukthit. 41-vjeçarja mësohet se ka humbur jetën në spital pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët. E sulmuar në mënyrë të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, ajo ka konsumuar një sasi fostoksinë për t'i dhënë fund jetës.