Një krim brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Në konflikt e sipër një grua ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, i cili është dërguar në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ngjarja në lagjen 11, afër qendrës së qytetit.